Menu

Ushti qurka-fluturoi biba (Specialitet Prizreni)

  • USHTI QURKA
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 bibë e re
  • 2 vezë,
  • 3 lugë kos,
  • miell,
  • 1 ½ gotë oriz,
  • 3-4 qepë,
  • 3-4 lugë gjalpë,
  • kripë,
  • piper.

Udhëzime

  1. Biba pritet në racione ose zihet e tërë.
  2. Tunden vezët me kos,hidhet pak kripë dhe zihet një brumë i cili ngjeshet mirë dhe ndahet në 8-10 kuleç.
  3. Duke i përmillur,kuleçtë hapen në një madhësi tepsie ku do të përgatiten.
  4. Kuleçtë e tëholluar piqen mbi shporet ose në furrë shporeti elektrik të shtruar me alufolie.
  5. Jufkat e pjekura ashtu të forta,palosen njëra mbi tjetrën deri në përdorim.
  6. Qepët e grira hollë,fërgohen në gjalpë duke i përzier,derisa të marrin ngjyrë të verdhë dhe të zbuten.
  7. Shtohet orizi i qëruar dhe i larë dhe së bashku me qepët fërgohet pak.
  8. Shtohet lëng mishi dhe, pasi të marrë valë dhe të vlojë 10 minuta, largohet nga zjarri.
  9. Në tepsi të lyer me yndyrë,radhiten petët e pjekura një nga një,duke e lyer çdonjërën me yndyrë dhe duke e spërkatur mirë me lëng mishi ku është zier orizi.
  10. Mbi petët e palosura,shtrihet orizi me qepë dhe hidhet pak e ngapak lëng mishi sa të lagen petët.
  11. Vendosen thelat e mishit ose biba e tërë mbi oriz dhe futet në furrë për t’u pjekur gjersa të skuqet mishi dhe orizi të thithë lëngun e mishit.
  12. Largohet nga furra dhe, pas 15-20 minutash, pritet në racione dhe shërbehet e nxehtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *