Menu

Troftë e pjekur në furrë

  • PESHK NË FURRË
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 2 trofta nga 500 gr,
  • 1/2 gotë verë të bardhë,
  • Disa thelpinj hudhre,
  • Majdanoz,
  • 4 lugë vaj,
  • Kripë,
  • Piper,
  • 1 fletë dafine.

Udhëzime

  1. Peshqit pastrohen,lahen fshihen dhe vendosen në tepsi ku do të piqen.
  2. Në një enë të vogël përzihen përbërësit e lartpërmendur dhe hidhen mbi peshqi,kështu që kjo masë duhet të depërtojë edhe në brendi të peshkut.
  3. Peshqit piqen në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius afro 20 minuta.
  4. Që peshku mos të mbetet i thatë, kohë pas kohe i hidhet lëngu të cilin e lëshon gjatë pjekjes.
  5. Servohen me patate të ziera të spërkatura me gjalpë të nxehtë dhe majdanoz.
  6. Zbukurohen me feta limoni.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *