Menu

Trofta të Marinuara

  • 07-trofta të marinuara 50)-20
  • Detaje
  • Komento

Përbërësit:

  • 6 trofta nga 300-400 gr.
  • Piper
  • Specall
  • Vaj
  • Verë e zezë
  • Hudhër
  • Majdanoz
  • Limon

Udhëzimi:

  1. Troftat pastrohen, lahen dhe teren me letër kuzhine.
  2. Kriposen nga të gjitha anët.
  3. Në masën e vajit hidhet, verë, piper, specall, pak uthull, fletë dafine dhe kjo përzierje hidhet mbi peshqi.
  4. Peshqit e marinuar qëndrojnë në vend të freskët 4-5 orë, pastaj vendosen në tepsi ku do të piqen.
  5. Lëngu i marinimit hidhet mbi peshqit dhe futen në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C për tu pjekur për 20-25 min.
  6. Në enë salce hidhet vaj ulliri,uthull,majdanoz të grimcuar dhe hudhër e shtypur. Kjo masë hidhet mbi peshk të pjekur.
  7. Shërbehen me rizhoto të përgaditur me fruta deti ose patate të ziera e sallatë të gjelbërt.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *