Menu

TORTË TUNELI

  • TORTË TUNELI
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

Patishpani i bardhë

  • 6 të bardha vezësh,
  • 6 lugë sheqer,
  • 5 lugë miell,
  • 1/2 filxhan kafeje. Vaj
  • lëvore limoni.

Patishpani i kaftë

  • 5 vezë,
  • 5 lugë sheqer,
  • 5 lugë arra të bluara,
  • 2 lugë miell.

Filli i verdhë

  • 6 të verdha vezësh,
  • 6 lugë sheqer
  • 6 lugë miell
  • 6 dcl qumësht
  • 250 gr.margarinë i zbutur
  • 1 q. vanilje.

Filli i zi

  • 2 dcl qumësht,
  • 8 lugë sheqer,
  • 2 lugë kakao,
  • 100 gr.çokollatë,
  • 125 gr.margarinë,
  • 100 gr.arra të bluara,
  • 100 gr.arra të grimcuara,
  • 200 gr.keks të bluar,
  • 2-3 lugë rum.

Glazura

  • 200 gr.çokollatë.

Udhëzime

  1. Tundet patishpani i bardhë dhe derdhet në gjysmën e tepsisë katrore shporeti, të shtruar
  2. me letër të yndyrshme dhe të ndarë me një shirit kartoni.Tundet edhe patishpani i zi dhe
  3. derdhet në gjysmën tjetër të tepsisë.Piqen në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C.
  4. Tunden 6 të verdhat e vezëve me sheqer.Shtohet mielli,përzihet mirë dhe masa hidhet në
  5. qumësht të vakët duke e përzier ose tundur vazhdimisht gjersa të vlojë dhe të trashet.
  6. Pasi të ftohet pak,shtohet margarini i prerë në copa të vogla dhe vanila.Të gjitha tunden mirë.
  7. Në qumësht të nxehtë me sheqer,duke e përzier,hidhet kakaoja,çokollata e
  8. grimcuar,margarini i prerë në copa të vogla,arrat e bluara,arrat e grimcuara,keksi i bluar dhe rumi.

Udhëzime: Radhitja

  • Filli i kaftë gatuhet në formë sallami dhe vendoset në mes të tabakut,ku do të vendoset torta.
  • Lyhet me një pjesë të fillit të verdhë.Mbulohet me patishpanin e bardhë të spërkatur me qumësht.Lyhet me fillin e verdhë.
  • Mbulohet me patishpanin e kaftë të spërkatur me rum ose lëng porokalli.Lyhet me fillin e verdhë.
  • Pasi të ftohet dhe të forcohet filli,mbi hidhet glazura e përgaditur me 200 gr.çokollatë të shkrirë në avull
  • me 2 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj.Pasi të ftohet mirë,pritet në pjesë 11/2 cm trashësie.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *