Menu

Tortë me xhelatinë

  • TORTË ME XHELATINË1
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 6 vezë,
  • 6 lugë sheqer,
  • 6 lugë miell,
  • 1 komposto ananasi,kajsie,pjeshke ose ndonjë peme tjetër,
  • 3 qeska zhele pluhur (për 3/4 lit komposto),
  • 1 sheqer vanileje,
  • Lëvore limoni,
  • 1.5 (L) qumësht,
  • 3 pudingje vanileje.

Udhëzime

  1. Tunden të bardhat e vezëve me sheqer në marengë të trashë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht.
  2. Hidhen mielli,sheqeri vanilje dhe lëvorja e limonit, duke i përzier me lugë.
  3. Masa e tundur hidhet në tepsi katrore të lyer me yndyrë. Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë Celsius.
  4. Pudingu përgatitet sipas udhëzimit në qeskë. Në vend të pudingut mund të përgatitet kremi i krempites.
  5. Mbi patishpanin e pjekur dhe të ftohur,hidhet pudingu i ftohur 5 minuta.
  6. Pasi të rrafshohet pudingu nga të gjitha anët dhe të ftohet pak,mbi të palosen pemët nga konserva.
  7. Xhelatina përgatitet sipas udhëzimit në qeskë.
  8. Ose: 1 qeskë xhelatinë pluhur, 10 gr , ulet në 4 lugë supe ujë të ftohtë. Pas 10 minutash, xhelatina e zbutur derdhet dhe përzihet me komposto të nxehtë ose ndonjë lëng tjetër,sipas reçetës.
  9. Xhelatina e vakët (në këtë rast tri qeska) derdhet me lugë mbi puding dhe pasi të ftohet mirë dhe të mpikset,pritet në katrorë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *