Menu

Tortë me arra – Letër Dashurie

  • 13-2-TORTË ME ARRA-libër ose letër dashurie-15
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit për patishpan

  • 8 vezë,
  • 8 lugë sheqer,
  • 6 lugë arra të bluara,
  • 4 lugë miell,
  • Lëvore limoni.

Përbëresit për fill

  • 300 gr keks i bluar,
  • 300 gr.arra të bluara,
  • 200 gr.rrush të tharë,
  • 250 gr.gjalpë,
  • 100 gr.sheqer pluhur,
  • 4 vezë,
  • 1 portokall,
  • 2 krem të rrahur.

Udhëzime

  1. Tunden vezët me sheqer.
  2. Shtohen arrat,mielli dhe lëvorja e limonit.
  3. Brumi derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme.
  4. Piqet në furrë me temp.200 gradë C.
  5. Tundet gjalpi i zbutur me sheqer pluhur.
  6. Shtohen vezët një nga një duke i tundur vazhdimisht.
  7. Me masën përzihen keksat e bluar,arrat,rrushi i kulluar dhe lëngu e lëvorja e portokallit.
  8. Të bardhat e vezëve tunden në borë të qëndrueshme.
  9. Shtohet gjysma duke e përzier,pastaj edhe gjysma tjetër dhe përzihet me kujdes,gjersa të krijohet një masë e njëllojtë.
  10. Patishpani pritet nga të katër anët që të drejtohet dhe pritet përgjysmë vertikalisht.
  11. Korja spërkatet me rum,qumësht ose lëng portokalli,pastaj derdhet gjysma e fillit dhe lyhet mirë nga të gjitha anët.
  12. Mbulohet me pjesën tjetër të kores e cila gjithashtu lyhet mbi dhe anash.
  13. Korja mund të pritet edhe në 4 pjesë dhe 4 koret të lyhen,në mënyrë që torta të jetë më e lartë.
  14. Torta lyhet me kremin e rrahur dhe zbukurohet sipas dëshirës në formë libri,letër dashurie etj.
  15. Pasi të ftohet mirë,pritet në pjesë katrore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *