Supë Zogu me Karrota
- Detaje
- Komento
Përbërësit:
200 gr mish zogu,
1 qepë,
100 gr karrota,
Kripë,
Vegetë,
1 lugë gjalpë,
1 vezë,
1 lugë ajkë (sipas dëshirës mund t’i shtohen bizele dhe kokrra misri).
Fërgohet qepa e grirë hollë dhe karrotat e prera në rrathë. I shtohet mishi i prerë në kubikë,fërgohet bashkë me qepë, i shtohet 1 lugë miell dhe duke e përzier vazhdimisht, i shtohen 1.5 lit ujë,kripë, vegetë dhe piper. Pasi të jetë zier mishi, largohet nga zjarri. Supës i shtohet një vezë e tundur me një lugë ajkë. Shërbehet e nxehtë.