Menu

Tavolina

  • 0-2 TAVOLINA nje faqe-1
  • Detaje
  • Komento

Si duhet shtruar tavolina?

Një tavolinë e shtruar pastër dhe bukur,ngritë disponimin dhe nxitë oreksin. Për drekë të zakonshme ose festive, mbi tavolinë vendoset mbulesa e bardhë ose me ngjyrë e pastër dhe hekurosur mirë. Në mes vendoset një vazo me lule ose qirinjë. Enët duhen të jenë të pastra dhe vendosen sipas numrit të personave në largësi të barabartë njëra nga tjetra.

Për një tavolinë të përditshme fillimisht vendosen pjatat e cekëta të mëdha, mbi to pjatat e thella për supë. Nga ana e majtë vendosen pjatat e vogla për sallatë. Në anën e djathtë vendosen dy gota madhësishë të ndryshme sipas pijes që do të shërbehet. Nga ana e djathtë vendoset thika me teh nga pjata si dhe luga, kurse në të majtë vendoset piruni. Në krye të pjatës nga tehu, vendoset luga ose piruni i vogël për ëmbëlsirë. Pecetat vendosen mbi pjatë ose anash. Pijet dhe kryporja, vendosen aty këtu në vende të zbrazëta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *