Menu

Tavë me spinak

  • TAVË ME SPINAQ
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 kg mish qengji ose viçi,
  • 1 kg spinak,
  • 5-6 vezë,
  • 1/2 litër kos,
  • 2 lugë miell,
  • Disa thelpinj hudhre,
  • Kripë,
  • Piper,
  • Specall,
  • Vegetë,
  • Moskat.

Udhëzime

  1. Mishi i prerë në copa zihet me kripë dhe 1 lugë erëza të thara gjersa të zbutet.
  2. Spinaqi i larë dhe i grirë zihet 5 minuta i mbuluar në lëngun që e lëshon.
  3. Mielli fërgohet në gjalpë,por jo sa të ndërrojë ngjyrën.
  4. Shtohen hudhra e shtypur dhe supë mishi, duke e përzier vazhdimisht gjersa të trashet dhe të bëhet një qull i trashësisë mesatare,pastaj përzihet me spinaqin e zier,rregullohet me vegetë,piper dhe arrë moskati sipas dëshirës.
  5. Masa e përzier derdhet në tepsi.
  6. Mbi spinaq hidhen me kujdes vezët e tundura me kos,hudhra të shtypura dhe kripë.
  7. Mbi vendosen copat e mishit, hidhen pak vegetë,piper dhe specall.
  8. Tava futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C, gjersa të skuqet pak mishi dhe të mpiksen vezët,por të mbesin të buta.
  9. Shërbehet me kos të trashë dhe sallatë sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *