Menu

Tavë Elbasani

  • TAVË ME SPINAQ
  • 2 tav.-tavë elbasani-6
  • Detaje
  • Komento

Përbërësit:

  • 1.1/2 kg.mish qengji
  • 150 gr.oriz gjysmë i zier
  • 3oriz gjysmë i zier
  • 200 gr.ajkë
  • 3lugë kos
  • 1qepë
  • Majdanoz
  • Kokrra piperi
  • 2gjethe dafine
  • Specall
  • Kripë
  • Piper.

Udhëzimi:

  1. Mishi lahet,pritet në copa racioni dhe vendoset në tepsi ku do të piqet. Hidhet kripë,vaj,piper dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C për t’u pjekur 1 orë. Kohë pas kohe hidhet nga pak ujë i nxehtë,në mënyrë që mishi mos të thahet.
  2. Orizi zihet 10 minuta dhe pastaj kullohet mirë.
  3. Qepa grihet hollë dhe fërgohet në yndyrë gjersa të zverdhet. Shtohet orizi,dafina dhe pak piper.
  4. Mishi i pjekur largohet nga tava,në tavë ku është pjekur mishi, rrafshohet orizi,mbi të  radhiten copat e mishi.Vezët tunden me pirun.Shtohet ajka,kosi,pak kripë,majdanoz i grirë hollë dhe masa e përzier derdhet mbi mishin e radhitur.Mbi hidhet pak specall e piper dhe tava futet në furrë të nxehtë me temp.160 gradë C për t’u pjekur edhe 30 minuta.
  5. Servohet në pjatë me sallatë të gjelbër të zbukuruar me domate,ullinj dhe karrotë të zier.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *