Menu

Tamëloriz

  • TAM_LORIZ
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 litër qumësht,
  • 1 filxhan i vogël kafeje oriz,
  • 2 lugë sheqer.

Udhëzime

  1. Në qumështin e nxehtë, por jo të valë,hidhet orizi i larë.
  2. Përzihet gjersa të fillojë të vlojë.
  3. Ulet temperatura dhe duke e përzier kohë pas kohe,zihet në zjarr të mesëm afro 1 orë,gjersa të zbuten dhe të copëtohen së zieri kokrrat e orizit.
  4. Hidhet sheqer ose kripë sipas shijes,vlohet edhe 5 minuta,pastaj derdhet në misuri.
  5. Mbi mund t’i hidhet kanellë ose arra të bluara.
  6. Shërbehet pasi të ftohet mirë.
  7. Me tamëloriz preferohet të shërbehen tullumba të vendosur mbi të.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *