Menu

Supë me kokë qengji

  • SUPË KOKE QENGJI
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 kokë qengji (largohen trutë),
  • 2 karota,
  • rrënjë selinoje,
  • 1/2 tubë majdanoz,
  • 1 lugë miell,
  • 1 lugë gjalpë,
  • 1 kokë qepë,
  • kripë,
  • vegetë,
  • piper,
  • 2-3 thelpinj hudhre,
  • lëngu i gjysmë limonit.

Udhëzime

  1. Koka e qengjit vendoset në ujë të ftohtë për të qëndruar afro dy orë,shpërlahet mirë,pastaj vihet në tenxhere me 2 litra ujë për t’u zier.
  2. Shtohen karotat dhe selinoja, të prera në rrathë,qepa e prerë në disa pjesë,disa kokrra piperi të zi,një majë thike piper të kuq dhe hudhra e shtypur.
  3. Pasi të jetë zier (afro 1.5 orë) dhe ftohur, mishi pastrohet nga eshtrat dhe ndahet në pjesë të vogla.
  4. Përgatitet fërgesa me një lugë gjalpë,një lugë miell dhe hollohet me supë të kulluar.
  5. Shtohen mishi i copëtuar,perimet e kaluara në sitë,pak lëvore limoni e kaluar në rende,rigon dhe posa të marrë një valë,supës i shtohen lëng limoni,vegetë dhe majdanoz i grirë imët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *