Menu

Sarma me fletë të lajthisë

  • SARMA ME FLETË TË LAJTHISË
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 kg mish të bluar,
  • 100 gr oriz,
  • 2 qepë,
  • 200 gr gjalpë,
  • 1 gotë ajkë,
  • 1 vezë,
  • majdanoz,
  • kopër,
  • vegetë,
  • fletë dafine,
  • 70-80 fletë të njoma lajthie.

Udhëzime

  1. Fletët e njoma të lajthisë lahen mirë dhe vihen në tenxhere për t’u vluar 2-3 minuta në ujë me 2 lugë uthull.
  2. Qepa grihet imët dhe fërgohet në dy lugë gjalpë gjersa të zverdhet.
  3. Hidhen specall, mishi i grirë, orizi gjysmë i zier,kripë,piper,majdanoz e kopër e grirë hollë dhe 1 vezë e tundur me ajkë.
  4. Pasi të bëhet përzierja dhe të përgatitet një yç kompakt,fillon mbështjellja e sarmave.
  5. Fleta e lajthisë hapet në shuplakë të dorës me pjesën e lëmuar nga jashtë.
  6. Vendoset me lugë mishi i përgatitur dhe mbështillet në formë cilindrike,duke i futur anët brenda.
  7. Në tenxhere të cekët,të shtruar me disa fletë lajthie,radhiten sarmatë në dy shtresa.
  8. Sipër u hidhet salca e përgatitur nga një qepë e grirë në rende,e fërguar me një lugë gjalpë gjersa të zverdhet.
  9. Shtohet një lugë e rrafshuar miell,fërgohet 2-3 minuta, hidhet salcë domatesh ose domate e kaluar në rende, e cila hollohet me ujë,fletë dafine,piper dhe posa të vlohet,derdhet mbi sarma.
  10. Tenxherja shkundet pak që të depërtojë lëngu nga të gjitha anët,pastaj mbulohen me gjethe,vihet një pjatë mbi to dhe mbulohen me kapak.
  11. Zihen në zjarrë të ulët afro një orë, pasi të marrin valë.
  12. Shërbehen me kos të trashë dhe tarator.
  13. Njëlloj bëhet përgatitja e sarmave nga fletët e hardhisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *