Menu

Salmon me salcë domatesh

  • SALMON ME SALCË DOMATESH
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 4 fileta salmoni nga 200 gr
  • 3 dcl vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 4-5 domate të mëdha
  • 2-3 thelpinj hudhre
  • kripë
  • 1 lugëz e rrafshuar sheqer
  • disa fletë fesligjen(borzilok)
  • 50 gr gjalpë
  • 1/5 kg spinaq të freskët
  • disa kokrra ulliri
  • majdanoz
  • 3 dcl verë të bardhë
  • 2 lugë uthull
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 lugë miell
  • 2 dcl qumësht.

Udhëzime

  1. Çdo copë e salmonit pritet horizontalisht në tri fileta.Kriposen,u hidhet vaj ulliri dhe qëndrojnë në vend të ftohtë.
  2. Qepa e grirë në rende fërgohet 4 minuta në vajin në të cilin është marinuar salmoni.
  3. Shtohet hudhra, përzihet 2-3 herë sa ta lëshojë aromën,pastaj shtohen domatet e qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël.
  4. Në zjarr të ngadaltë zihen domatet 40 minuta.
  5. Para përfundimit,hidhet 1 lugëz sheqer,kriposet sipas shijes dhe hidhet fesligjen i prerë imët ose i tharë.
  6. Në vend të salcës së përgaditur,mund të përdoren 4 lugë pure domatesh e gatshme,por ajo e përgaditur është më e shijshme.
  7. Gjethet e spinaqit përvëlohen,kullohen, fërgohen në gjalpë 2 minuta.
  8. Në një lugë gjalpë fërgohet mielli 1-2 minuta.Shtohet qumështi dhe, duke e përzier vazhdimisht, vlohet salca edhe 3-4 minuta gjersa të trashet.
  9. Në tepsi të lyer me yndyrë radhiten 4 fileta salmoni, mbi vihen fleta spinaqi, pastaj beshamelli e mbi të purea e domateve.
  10. Prapë vihet nga një filetë salmoni, spinaq, beshamell dhe mbulohet me salmon.
  11. Hidhen verë dhe uthull dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për afro 15 minuta.
  12. Salmoni i pjekur vendoset në 4 pjata e përreth, derdhet lëngu në të cilin janë pjekur.Zbukurohet me ullinj dhe fleta majdanozi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *