Menu

Sallatë me rrënjë perimesh

  • 02-sallatë me rrënjë perimesh -24
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 2 rrepa të bardha,
  • 2 karota,
  • 2 domate,
  • 1 spec djegës,
  • 1 qepë e vogël,
  • 1 thelb hudhër,
  • Majdanoz,
  • Disa kokrra ulliri,
  • Disa rrepka të kuqe,
  • Vaj ulliri,
  • Lëngu i gjysmë limonit,
  • Kripë.

Udhëzime

  1. Rrepat dhe karotat pastrohen dhe veçan kalohen në rende.
  2. Karotës i shtohet hudhër e shtypur,kurse rrepës majdanoz i grirë.
  3. Hidhen vaj ulliri,kripë dhe lëng limoni.
  4. Sallatat e përziera,vihen në fletë sallate të gjelbër.
  5. Përgatitet edhe sallatë me domate,spec,qepë dhe rrepka të kuqe.
  6. Kriposet,i hidhen vaj dhe lëng limoni.
  7. Sallata e përzier vihet në mes të pjatës,përreth sallata nga karota dhe rrepa dhe zbukurohet sipas shijes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *