Menu

Sallatë me karkaleca në enë akulli

  • SALLATË ME KARKALECA NË ENË AKULLI
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 300 gr.bishta karkalecash,
  • 4-5 karkaleca të tërë për zbukurim,
  • 1 mollë,
  • 1 flegër pjepër,
  • 1 spec,
  • 1 lugë pure domatesh,
  • disa fletë selinoje,
  • 2-3 lugë ajkë,
  • majonezë,
  • lëng limoni ose uthull,
  • disa fletë sallatë endivi,
  • kripë,
  • piper,
  • specall.

Udhëzime

  1. Karkalecat marinohen në 4 lugë vaj ulliri,2 l.lëng limoni,majdanoz,kripë dhe ½ gotë verë të bardhë.
  2. Tundet ajka dhe përzihet me majonezë.
  3. Shtohet domatja,piperi dhe lëngu i limonit.Nga fruti i mollës dhe pjeprit nxirren me lugë speciale forma goglash.
  4. Speci dhe selinoja priten imët dhe i shtohen pemëve.
  5. Në masë hidhen edhe karkalecat e marinuar,kripë dhe gjysma e majonezës së përzier.
  6. Masa përzihet me kujdes.
  7. Sallata e gjelbërt vendoset në enë akulli.
  8. Derdhet masa e përgaditur dhe mbulohet me majonezën e mbetur.
  9. Mbi hidhet pak specall.
  10. Karkalecat e tërë vendosen aty këtu,për t’a zbukuruar pjatën.
  11. Shërbehet në çast.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *