Menu

Sallatë me domate dhe tranguj

  • SALLATË ME DOMATE DHE TRANGUJ
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1/2 kg domate,
  • 1/2 kg tranguj,
  • 1 spec i gjelbër,
  • 1 kokë qepë,
  • 1/2 tubë majdanoz,
  • 2 lugë vaj ulliri,
  • 2 lugë lëng limoni ose uthull molle,
  • kripë.

Udhëzime

  1. Domatet e shëndosha lahen,priten në katrorë të vegjël ,speci pritet në 4 pjesë,i largohen farat dhe pritet në rrathë,kurse qepa grihet hollë.
  2. Trangulli qërohet dhe pritet në rrathë.
  3. Të gjitha hidhen në pjatë për sallatë dhe u hidhet vaj ,kripë,lëng limoni ose uthull,majdanoz i grirë hollë.
  4. Sallata përzihet me kujdes dhe servohet.


Ose: perimet priten në rrathë,palosen në pjatë për sallatë dhe u hidhet kripë,uthullë dhe vaj ulliri.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *