Menu

Role mishi me mustardë dhe tranguj turshi

  • ROLE MISHI ME MUSTARDË DHE TRANGUJ TURSHI
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 4 bërxolla të prera hollë,
  • 1 lugë mustardë,
  • 2 tranguj të vegjël turshi,
  • 1 qepë,
  • 1 lugë miell,
  • 2 lugë gjalpë ose 4 lugë vaj,
  • 1 lugë salcë domatesh,
  • 1/4 l. Verë të zezë,
  • 1 gotë ajkë ose jogurt,
  • 1 lugë nisheste,
  • 50 gr.proshutë,
  • Kripë,
  • Piper.

Udhëzime

  1. Mishi lyhet me mustardë.qepa,trangujt dhe përshuta priten imët dhe hidhen mbi copa mishi.
  2. Bërxollat mbështillen në role dhe mbyllen me kruajse dhëmbësh,kriposen,piperosen,përmillen dhe fërgohen në të gjitha anët, në yndyrë të nxehtë,gjersa të marrin ngjyrë të kuqrremt.
  3. Shtohet salca e domateve,vera dhe 1/8 l.ujë,mbulohet ena dhe bërxollat ziejnë në zjarrë të ngadaltë rreth një orë e 15 min.
  4. Rolet e ziera vendosen në pjatë të nxeht.
  5. Në yndyrë ku janë zier rolet,hidhet nishestja e përzier me ajkë ose kos dhe zien për disa çaste gjersa të trashet salca,e mandej hidhet mbi role mishi,të cilat servohen me pilaf, kërpudha të ziera e të kaluara në gjalpë .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *