Menu

Role mishi e mbushur

  • ROLE MISHI E MBUSHUR
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1,5 –2 kg.mish viçi nga pjesa e barkut pa kocinjë.

Yçi

  • 40 gr.gjalpë,
  • 1 qepë e prerë imët,
  • 100 gr.lardhë e prerë në pjesë të vogla,
  • 100 gr.mëlqi qengji,
  • 100 gr.kërpudha,
  • 2 thelpinjë të shtypur hudhre,
  • 1 vezë e tundur,
  • 2 lugë rrush të terur,
  • 100 gr.oriz,
  • Majdanoz,
  • Ruzmarinë,
  • Lëvore limoni e kaluar në rende,
  • Kripë,
  • Piper.

Udhëzime

  1. Orizi zien në ujë të njelmët 10 min. shpërlahet me ujë të ftohtë,pastaj kullohet mirë.
  2. Fërgohet qepa në gjalpë në zjarr të ulët gjersa të zbutet.
  3. Shtohet lardha dhe fërgohet 3 min.pastaj mëlqia e cila fërgohet 1 min.
  4. Kërpudhat priten në rrathë dhe shtohen në masën e qepëve së bashku me orizin gjysëm të zier, hudhër,mëlmesa,rrush,kripë dhe piper.
  5. Pasi përzihet mirë,masa largohet nga zjarri.
  6. Shtohet veza e tundur,në mënyrë që masa të lidhet.
  7. Mbushja e përgaditur shtrihet nga mesi i sipërfaqes së mishit,duke i lënë skajet nga 3 cm.të palyera.
  8. Mishi mbështillet me kujdes duke filluar nga ana e hollë e mishit dhe lidhet me penjë.
  9. Në tavë ku do të piqet hidhet pak vaj,vendoset mishi,kriposet dhe piperoset.
  10. Mbulohet me alufolie,futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C për t’u pjekur për afro 2 ½ orë.
  11. Para përfundimit të pjekjes,largohet folia,laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes dhe futet prap në furrë që të marrë ngjyrë të kuqrremt.
  12. Pas 20 min. pritet në rrathë të hollë.
  13. Shërbehet me patate të ziera dhe sallatë të gjelbërt.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *