Menu

Roladë me dredhëza

  • 13-ROLADË ME DREDHËZA-20
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 7 vezë,
  • 7 lugë sheqer,
  • 7 lugë miell,
  • 3 dcl ajkë ose 2 qeska krem të rrahur,
  • 1/2 kg dredhëza.

Udhëzime

  1. Përgatitet patishpani nga vezët,sheqeri dhe mielli.
  2. Në tepsi katrore të shporetit,të lyer me yndyrë dhe të shtruar me letër,derdhet masa e përgatitur dhe piqet në furrë me temperaturë 250 gradë Celsius për 15 minuta.
  3. Ndërkohë pastrohen dhe priten dredhëzat përgjysmë ose në copa të vogla.
  4. Tundet ajka.
  5. Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur.
  6. Lyhet me ajkë dhe mbi ajkë hidhen dredhëzat.
  7. Mbështillet në roladë me ndihmën e pecetës.
  8. Kthehet në tepsi dhe mbështillet me letër ku është pjekur gjersa të ftohet.
  9. Mbi hidhet sheqer pluhur dhe pritet në pjesë të holla.
  10. Shërbehet duke e zbukuruar me dredhëza.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *