Menu

Ramstek i pjekur

  • RAMSTEK I PJEKUR
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 800 gr mish,
  • vaj për fërgim,
  • 2 lugë mustardë,
  • 1 lugë vegetë,
  • pak kripë,
  • piper të zi dhe të gjelbër.

Udhëzime

  1. Mishi i pastruar nga zhapat,kriposet,i hidhen vegetë,piper,mustardë dhe fërkohet mirë,në mënyrë që mëlmesat të depërtojnë nga të gjitha anët.
  2. Ramsteku skuqet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët.
  3. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C për t’u pjekur për 15-25 minuta, varësisht sa dëshirohet të jetë i pjekur,por nuk duhet tepruar me pjekje,në mënyrë që ramsteku të mbetet i butë.
  4. Pasi të largohet nga furra,mbështillet në alufolie edhe 15 minuta,pastaj pritet në feta dhe shërbehet me perime të ziera.
  5. Lëngut, të cilin e lëshon gjatë pjekjes, i shtohet 1 lugë miell i tretur me pak ujë ose verë e bardhë dhe pasi të marrë valë,kullohet,derdhet në enë për salcë dhe shërbehet me mish dhe perime garniturë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *