Menu

Pure hithrash

  • PURE HITHRASH
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1/2 kg hithra të njoma,
  • 1/2 lit qumësht,
  • 1 qepë,
  • 1 lugë miell,
  • 1 lugë gjalpë ose vaj ulliri,
  • kripë,
  • moskat,
  • 2 thelpinj hudhre.

Udhëzime

  1. Hithrat pastrohen, lahen, përvëlohen dhe priten imët.
  2. Zihen gjysmë të mbuluara 10 minuta.
  3. Në yndyrë të nxehtë fërgohet qepa e kaluar në rende.
  4. Shtohet mielli dhe fërgohet 3-4 minuta gjersa të ndërrojë ngjyrën.
  5. Hidhen hudhrat e prera imët dhe, sa të lëshojnë aromën për 2-3 sekonda, hidhet qumështi duke e përzier vazhdimisht.
  6. Pasi të trashet pak, shtohen hithrat, kripa, piperi, arrë moskati dhe e mbuluar me kapak zihet gjersa të trashet.Pureja e nxehtë servohet me çdo lloj mishi të pjekur, të zier, të skuqur, kurse, në munges të mishit, me vezë të ziera surbull.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *