Menu

Pure e përzier

  • PURE E PËRZIER
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 6 patate,
  • 1/2 kg spinaq,
  • 4 karota të mëdha,
  • 3 thelpinj hudhre,
  • 120 gr gjalpë,
  • Kripë,
  • Piper.

Udhëzime

  1. Qërohen dhe zihen patatet në ujë të njelmët.
  2. Veçan zihen në ujë të njelmët karotat e pastruara.
  3. Në enë me pak gjalpë të nxehtë,hidhen thelpinjtë e hudhrës dhe, sa ta lëshojnë aromën, hidhet spinaqi i grirë, për t’u zier gjersa të avullojë lëngu të cilin e lëshon spinaqi gjatë zierjes.
  4. Patatet e ziera shtypen në pure të lëmuar.
  5. Përzihen një lugë gjalpë dhe qumësht i vakët.
  6. Gjithashtu edhe karotat e ziera shtypen në pure duke i shtuar gjalpë.
  7. Kallëpi për kuglof lyhet me gjalpë dhe aty vendoset pureja e patateve.
  8. Pasi të shtypet mirë, ena përmbyset në enë të nxehtë ku do të shërbehet pureja.
  9. Përreth vihet pureja e spinaqit, kurse mesi mbushet me pure karote ose perime të ziera të kaluara në gjalpë.
  10. Zbukurohet me majdanoz ose kopër të freskët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *