Menu

Pulë me arra – Qervish

  • Pule me arra
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • Pulë afro 1 kg,
  • 1 lugë gjalpë,
  • 4 lugë arra të bluara ose grimcuara,
  • 3-4 thelpinjë hudhre,
  • 1 lugë uthull,
  • 1 lugë miell gruri,
  • 3 lugë miell misri,
  • Kripë,
  • Piper.

Udhëzime

  1. Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë, piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
  2. Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli.
  3. Shtohet hudhra e prerë imët dhe sa ta lëshojë aromën, hidhet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet.
  4. Hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra.
  5. Salca rregullohet me uthull, kripë, piper të zi dhe derdhet në tavë.
  6. Sipër vendosen copat e mishit dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 2000 C përderisa të skuqet mishi.
  7. Shërbehet e nxehtë me bukë shtëpie ose pogaçe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *