Menu

Pulë e mbushur me oriz

  • PULË E MBUSHUR MR ORIZ
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 pulë me peshë afro 1 ½ kg
  • 1 filxhan çaji oriz(basmati)
  • 100 gr gjalpë
  • 1 qepë
  • 1 lugë mustardë(senf)
  • kripë,piper
  • vegetë
  • ruzmarin të freskët ose të tharë.

Udhëzime

  1. Pula pastrohet,fshihet, lyhet nga të gjitha anët me mustardë.
  2. I hidhet kripë,piper,vegetë dhe ruzmarinë.
  3. Në ndërkohë,zihet orizi 10 min. në ujë me kripë.
  4. Qepa e grirë imët,fërgohet në 50 gr gjalpë gjersa të zbutet.
  5. Hidhet orizi i kulluar,fërgohet pak me qepë,hidhet pak kripë e vegetë dhe me këtë masë orizi, mbushet pula.
  6. Vendoset në tavë ku do të piqet,mbi i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit e nxehur mirë,por jo e djegur dhe ½ gotë ujë.
  7. Pula mbulohet me alufolie dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200* C për t’u pjekur 1 orë.
  8. Zbulohet nga folia,laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes dhe vazhdon të piqet edhe 30 min. gjersa të skuqet mirë.
  9. Shërbehet me mbushjen dhe sallatë sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *