Menu

Pogaçe me petë

  • POGAÇE ME PETË
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 10 gr maja,
  • 1/2 lit ujë të vakët,
  • 3 vezë,
  • kripë,
  • 1 kg miell,
  • 200 gr gjalpë,susam.

Udhëzime

  1. Në masën e ujit hidhen 3 vezë të tundura me pirun.
  2. Shtohen maja e ardhur,kripë dhe më pak se 1 kg miell.
  3. Brumi ngjeshet në dërrasë të përmillur.
  4. Pasi të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar,ndahet në 10 toptha të barabartë.
  5. Çdo pjesë hollohet,lyhet me gjalpë,pastaj mbi të vendoset topthi tjetër i holluar dhe kështu veprohet me tërë masën e brumit, duke i holluar, duke i lyer me yndyrë dhe radhitur njërën petë mbi tjetrën.
  6. Brumi rritet duke e holluar me tëhollës,në mes hidhet djathë,pastaj mbështillet nga të dyja anët në role.
  7. Roleja dredhet nga të dyja anët (sikurse shtrydhja e rrobave),vendoset në tepsi të rrumbullakët dhe i ipet forma e rrethit.Mbulohet me pecetë në mënyrë që të vijë1/2-1 orë.
  8. Lyhet me vezë të tundur,mbi hidhet susam dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë Celsius.
  9. Pas 30 minutash, ulet temperatura në 180 gradë C dhe vazhdon të piqet edhe 30 minuta.

Variant

  1. Roleja mund të pritet në trashësi prej 2 centimetrash dhe pjesët e prera të radhiten në tepsi të lyer me yndyrë në formë të ngritur.
  2. Pasi të vijnë 30 minuta, pogaçëzat lyhen me vezë dhe piqen afro 30 min.pastaj mbulohen me letër dhe vazhdon pjekja edhe 30 min.

[/checklist

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *