Menu

Poça

  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 250 gr margarinë,
  • 1/2 filxhan kafeje vaj,
  • 2 vezë,
  • 1 e verdhë veze,
  • 5 lugë kos,
  • 1 lugë çaji sodë buke,
  • kripë,
  • susam,
  • miell,
  • djathë,
  • majdanoz.

Udhëzime

  1. Margarina e zbutur tundet me vezë.
  2. Shtohen kripë,kos,miell aq sa të gatuhet një brumë i butë.
  3. Gjersa të pushojë pak brumi,djathi shtypet dhe përzihet me majdanoz të grirë hollë. Brumi ndahet në kuleç të vegjël, sheshohen me dorë,lyhen me vaj, në mes hidhet djathë i troshitur me majdanoz dhe mbyllen kiflet duke patur kujdes që skajet të mbyllen mirë.
  4. Radhiten në tepsi të lyer me yndyrë,lyhen me të verdhë veze dhe mbi u hidhet susam.
  5. Piqen në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius për afro 15 minuta.

< [/checklist]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *