Menu

Pite e zbuluar

  • PITE E ZBULUAR
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1/2 kg. miell,
  • 1 tubë qepë të reja,
  • 1/2 kg. fletë të reja lule qumështi ose spinaq.
  • 1/2 kg. djath I njomë I payndyrshëm,
  • 4 vezë,
  • 100 gr margarinë ose vaj,
  • Kripë.

Udhëzime

  1. Gatuhet një brum I butë sikurse I pites,me miell,ujë dhe krip. Mbulohet që të pushojë pak.
  2. Qepët e grira fërgohen 2 min.në yndyrë.
  3. Shtohen fletët e pastruara dhe të lara mirë e të kulluara.
  4. Zbuten në zjarr së bashku me qepët në enë të mbuluar, gjersa të vyshken.
  5. Masa bluhet me blender së bashku me djathin e butë,kripë sipas shijes dhe tri të verdha vezësh.
  6. Brumi hapet me hollëse dhe shtrihet në tepsi të lyer me yndyrë.
  7. Kalohen skajet e tepsisë me brum.
  8. Masa e përgaditur nga gjelbrimet dhe djathi,derdhet dhe rrafshohet në tepsi mbi brum.
  9. Brumi pritet përreth tepsisë.
  10. Pjesët e prera tej tepsisë,priten në shirita dhe vendosen në formë kafazi mbi mbushje.
  11. Lyhen me vezë dhe tepsia futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C për t’u pjekur pitja për 30 min.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *