Menu

Perime të ziera si garniturë

  • PERIME TË ZIERA SI GARNITURË
  • Detaje
  • Komento

Udhëzime

  1. Mishi i pjekur,i skuqur ose i zier,shërbehet me garniturë perimesh.
  2. Perimet duhet zier varësisht nga lloji.
  3. Disa nga perimet futen në ujë valë me kripë dhe për disa minuta vlohen.Kullohen mirë,pastaj fërgohen pak,duke i kaluar 2-3 herë në tigan me yndyrë.
  4. Rregullohen me mëlmesa dhe majdanoz të grirë hollë.
  5. Përjashtim bëjnë patatet të cilat duhet zier gjersa të zbuten.Nëse janë të vogla zihen të tëra,përndryshe priten për së gjati në katër pjesë.
  6. Karotat për garniturë priten në pjesë të gjata,e nëse janë të njoma,zihen të tëra.
  7. Lulelakra e bardhë dhe e gjelbër,ndahet në lule,pastaj vihet të vlojë në ujë të njelmët ose mbi avull.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *