Menu

Përgatitja e pizzave

  • PIZZA
  • Detaje
  • Komento

Për përgatitje të suksesshme të brumit për pizza,me rëndësi është mielli dhe maja e freskët.Brumi bazë për pizzë,është brumi i bukës.Brumi duhet të ngjeshet mirë,të qëndrojë në vend të vakët, i mbuluar gjersa të dyfishojë volumin.Pasi të vijë,brumi duhet ngjeshur edhe një herë dhe zakonisht në formë të rrumbullakët,me diametër 23-25 centimetra hollohet sa më shumë.Pasi të mbulohet me artikujt e zgjedhur,piqet në furrë me temperaturë 220 gradë për 15-20 minuta.

Përbëresit e pizzave

  • kërpudha,
  • speca ngjyrash të ndryshme,
  • qepë,
  • ullinj,
  • proshutë,
  • suxhuk,
  • sardele,
  • karkaleca(skampi),
  • gaforre,
  • ton,
  • mish pule,viçi të zier,
  • misër i konservuar,
  • spinak,
  • artiçoke,
  • djathëra:grojer,gorgonzola,parmezan dhe belpaese …
  • Një pizzë e mirë nuk mund të përgatitet pa kaçkavall.

Udhëzime për salcë pice

  1. Në 2-3 lugë vaj të nxehtë,fërgohet 1 qepë e kaluar në rende me 1 thelb hudhre gjersa të zbuten.
  2. Shtohen 500 gr domate të qëruara,të pastruara nga farat dhe të prera në kubikë të vegjël ose 400 gr domate të konservuara.
  3. Domatet zihen 30 minuta.
  4. Shtohet kripë,pak sheqer,rigon,borzilok dhe zihen edhe 5 minuta.
  5. Salca bluhet në blender ose kalohet në sitë.
  6. Brumi i holluar lyhet me salcë të përgatitur,pastaj mbulohet me artikuj.
  7. Me rëndësi është edhe zgjedhja e artikujve sipas shijes,por të cilët duhet harmonizuar,që pizza të jetë sa më e shijshme dhe e lëngshme.

Pizza Siciliane

  1. Brumi i holluar lyhet me salcë.
  2. Hidhen speca të kuq,të verdhë,të gjelbër,të prerë në fije,të marinuar pak në vaj ulliri.
  3. Shtohen rrathë të hollë suxhuku,kërpudha të prera në fleta dhe rrathë domateje.
  4. Mbulohet me djathë parmezan në rende.
  5. Futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur.

Pizza e Nonës ( e Cekës).

  1. Brumi ndahet në katër toptha.
  2. Çdo kulaç hollohet dhe i ipet forma katërkëndëshe.
  3. Katër kuleçtë e holluar vendosen në tepsi katrore shporeti ose formë e rrumbullakët. Lyhen me salcë.
  4. Radhiten copa proshute të prera hollë.
  5. Aty-këtu copa të prera speci të gjelbër,ullinj dhe 2-3 rrathë qepë të prera hollë.
  6. Mbulohen me djathë parmezan.
  7. Pizza di Nona piqet dhe të tërën e “fshin” super nipi.

Pizza quatro formaggio (4 lloj djathërash)

  1. Brumi hollohet dhe lyhet me salcë të përgatitur.
  2. Në çdo të katërtën pjesë hidhet djathë lloji të ndryshëm.
  3. Në njërën pjesë hidhet grojer,
  4. në të dytën gorgonzollë,
  5. në të tretën parmezan dhe
  6. në pjesën e katërt belpaese.
  7. Piqet si çdo picë tjetër.

Pizza Fiorentina

  1. Brumi hollohet dhe lyhet me salcë.
  2. Hidhen rrathë domateje,speca të kuq,të verdhë të gjelbër,të prerë në fije të holla.
  3. Shtohet spinak i grimcuar dhe i zier 2-3 minuta dhe djathi “mozzarella” i prerë në feta të holla.
  4. Pizza futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur 15 minuta.
  5. Largohet nga furra,thyhet një vezë dhe vendoset në mes.
  6. Kthehet prapë në furrë për t’u pjekur edhe 5 minuta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *