Menu

Për Cekën

FIKRIE GAGICA –UKELLI, CEKA, u lind më 1940 në Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme dhe SHLP-në, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi shqipe, në Prishtinë. Punoi në Bibliotekën Kombëtare dhe Univerzitare të Prishtinës. Në vitin 1975 kalon në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë si arsimtare e Gjuhës dhe Letërsisë, ku dhe u pensionua.

Reçetat të cilat i grumbulloi mbi 40 vjet, pa pretendim që ndonjëherë t’i botojë, megjithatë i hartoi në mënyrë të veçantë, I gatoi dhe I fotografoi për t’I botuar në librin “1000 Receta për çdo familje.” Përveç pasionit për kuzhinë, në kohën e lirë mirret me artin e thurjeve nga artizanatet e ndryshme. Në Ekspozitën e hapur të Artizanateve të vitit 1984,njëri ndër punimet e sajë u shpërbly si punimi më i dalluar, me ç’rast fitoi edhe mirënjohjen. Iu nda mirënjohje edhe në Festivalin e Artizanateve, i pari i këtij lloji, i organizuar nga OJQ Dera e Hapur në Prishtinë viti 2005.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *