Menu

Paragjellë orizi me perime – Ora

  • PARAGJELLË ORIZI ME PERIME-ORA
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 200 gr oriz,
  • 4 vezë,
  • 4 tranguj turshi,
  • 1 spec i kuq turshi ose i freskët,
  • 1 filxhan bizele,
  • 300 gr majonezë,ose ½ kg ajkë kosi,
  • 100 gr kaçkavall,
  • 100 gr proshutë e tymosur,
  • Kripë,
  • Lëng limoni,
  • 1 lugë mustardë(senf)
  • Ullinj

Udhëzime

  1. Në tenxhere me dy litra ujë të nxehtë me kripë,zihet orizi për 15-20 minuta,shpërlahet me ujë të ftohtë dhe kullohet mirë.
  2. Vezët zihen 8 minuta prej çastit kur fillon të vlojë uji,qërohen,priten në disa rrathë të bukur (për orë).
  3. Pjesët e mbetura priten në pjesë të imëta,sikurse edhe specat,trangujt,kaçkavalli,proshuta dhe përzihen mirë e me kujdes me djathë,bizele të ziera,oriz,lëng limoni dhe me gjysmën e ajkës ose majonezës.
  4. Masa e përgatitur derdhet në një pjatë të cekët,të rrumbullakët,paksa më të madhe.Sheshohet mirë,lyhet me ajkë dhe mbi radhiten vezët e prera në rrathë.
  5. Nga kokrrat e ullirit ose nga lëvorja e trangullit priten pjesë të gjata për numrat dhe akrepat e orës.
  6. Sallata përreth mund të zbukurohet me fletë sallate të gjelbër,kopër,rrepka të kuqe ose ullinj.

Kjo paragjellë, që mund ta zëvendësojë darkën,zbukurohet sipas shijes së amvises.Paragjella mund të përgatitet edhe në mungesë të ndonjërit nga artikujt e përmendur.Është atraktive sidomos nëse servohet kur edhe është ora e caktuar për t’u ngrënë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *