Menu

Paragjellë me mish pule

  • PARAGJELLË ME VEZË - MISH PULE
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 zog pule afro 700 gr,
  • 1 tubë gjelbrime,
  • 1 lugë gjalpë,
  • 1/4 kg kërpudha të freskëta ose 50 gr të thara,
  • 150 gr majonezë,
  • 4 vezë të ziera,
  • Kripë,
  • Piper.

Udhëzime

  1. Zogu zihet me gjelbrime të ndryshme, ftohet,kullohet mirë,pastrohet nga lëkura dhe mishi pritet në copa të imëta.
  2. Kërpudhat e thata ulen më parë në ujë të vakët,kullohen mirë dhe, qofshin ato të thara ose të njoma, priten imët,kriposen,piperosen.
  3. Në yndyrë të nxehtë fërgohen pak kërpudhat dhe bashkohen me mish të grimcuar.
  4. Masa mund të bluhet edhe në makinë mishi,pastaj shtohen 4 lugë majonezë,përzihen mirë, që të lidhet masa, dhe në formë kupe zbrazet në enë ku do të shërbehet.
  5. Mbi i hidhet majonezë dhe anash zbukurohet me të verdhat e vezëve të ziera,majdanoz dhe yllka majoneze.
  6. Me këtë lloj paragjelle mund të mbushen të bardhat e vezëve të prera përgjysmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *