Paçë me petë bakllave

Përbëresit
- 2 të verdha veze,
- 1 filxhan kafeje vaj,
- 1 filxh.k.qumësht,
- në majë të gishtërinjëve kripë,
- 1/2 lugë e v.sodë buke,
- afro 250gr miell,
- 150 gr niseshte,
- 100 gr gjalpë.
Udhëzime
- Tunden vezët.Shtohen përbërësit përpos niseshtes dhe përzihen mirë.
- Brumi ngjeshet,pastaj ndahet në kuleq të vegjël.
- Mbulohen me plastmasë ½ orë.
- Kuleqet hapen në madhësi pjate të vogël duke i përmillur me niseshte dhe vendosen njëri mbi tjetrin nga 5 sosh.
- Duke i përmillur me niseshte,nga 5 petë rriten dhe hollohen.
- Sa më hollë të hapen,aq më mirë është.
- Vendosen petët e rritura në tepsi të lyer me yndyrë,duke i pikuar me yndyrë.
- Piqet në furrë me temp.160 gradë C,gjersa të prarohen petët në brendi dhe sipërfaqe.
- Pasi të ftohet,përvëlohet me supë të kthjellët pule ose viçi.
- 2 vezë tunden me 2 filxhanë k.kos dhe 2 lugë miell.
- Masa derdhet gradualisht në supë të vakët.
- Ena vendoset në zjarr të ulët,përzihet vazhdimisht gjersa të trashet.
- Paça e zier hidhet mbi sipërfaqe të petëve të përvëluara dhe rrafshohet,ose petët priten në katrorë dhe me lugë paça vendoset mbi çdo katrorë.
- Mishi I zier I bardhë i pulës ose i viçit,i ndarë në fije,vendoset mbi paçë.50 gr gjalpë nxehet,hidhet pak specall dhe me këtë yndyrë sperkatet mishi.
- Paça futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C për 10 min.Shërbehet e nxehtë.