Menu

Musaka me patëllxhanë

  • 10-musaka me patëllxhanë-37
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 4 patëllxhanë,
  • 1 qepë,
  • 1 spec,
  • 1/2 kg mish të bluar,
  • Majdanoz,
  • 2 domate,
  • Vaj ose gjalpë,
  • Kopër të freskët,
  • 2 thelpinj hudhre,
  • Kripë,
  • Piper,
  • Specall,
  • Vegetë,
  • Pak miell,
  • 2 vezë,

Udhëzime

  1. Patëllxhanët qërohen dhe priten në rrathë.
  2. Kriposen dhe lihen pak të qëndrojnë gjersa të lëshojnë lëngun e hidhur.
  3. Shpërlahen mirë dhe kullohen.
  4. Ndërkohë fërgohet qepa dhe speci
  5. Shtohet mishi dhe fërgohet pak.
  6. Kriposet,piperoset,hidhet majdanoz,pak specall.
  7. Patëllxhanët kalohen në miell,vezë të tundura dhe skuqen në yndyrë të nxehtë.
  8. Në enë ku do të piqen,rradhitet një rradhë patëllxhan,pastaj yçi i përgatitur i cili mbulohet me patëllxhan dhe kështu gjersa të hargjohen yçi dhe patëllxhanët.
  9. Mbulohet me kopër të grirë imët dhe domate të prera në rrathë.
  10. Mbi hidhet pak vegetë, ½ gotë supë ose ujë dhe futet në furrë për t’u pjekur gjersa të shteret lëngu dhe të skuqen në sipërfaqe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *