Menu

Musaka me patate

  • MUSAKA ME PATATE
  • Detaje
  • 2 Komente

Përbëresit

  • 1/2 kg.mish i bluar,
  • 2 qepë,
  • 2 dcl vaj ulliri,
  • 1/2 tubë majdanoz,
  • 1 kg.patate,
  • 3 vezë
  • 2 dcl qumësht,
  • kripë,
  • piper.

Udhëzime

  1. Qepa pastrohet dhe pritet imët.
  2. Fërgohet në yndyrë gjersa të zverdhet.
  3. Hidhet specall dhe mishi i bluar.
  4. Fërgohet pak,shtohen majdanozi i grirë hollë,kripa piperi.
  5. Në ndërkohë,qërohen,lahen dhe priten në rrath patatet.
  6. Gjysma e patateve shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë.
  7. Derdhet yçi i përgaditur dhe rrafshohet.
  8. Mbi yç rradhiten patatet e mbetura,shtohet ¼ l.supë ose ujë dhe tava futet në furrë të nxehtë me temp.250 gradë C për t’u pjekur gjersa të shterret lëngu.
  9. Vezët tunden,shtohet qumështi dhe masa derdhet mbi patate të skuqura.
  10. Hidhet pak vegetë dhe prap kthehet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë për t’u pjekur edhe 10 min.
  11. Patatet mund të përgaditen edhe pa vezë,në këtë rast,hidhet më tepër supë ose qumësht.

  1. danny says:

    me falni po cfare dmth dcl edhe specall flm

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *