Menu

Mish qengji me bajame

  • MISH QENGJI ME BAJAME
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 kg.mish qengji,
  • 2 qepë,
  • 4 domate,
  • 4 lugë vaj,
  • 2 dcl jogurt,
  • 30 gr.bajame të grimcuara,
  • kripë,
  • vegetë
  • ,piper,
  • majdanoz të tharë,
  • koriander i tharë,
  • një copëz gjengjefil të kaluar në rende,
  • 1 lugëz specall,
  • sipas dëshirës spec djegës.

Udhëzime

  1. Bajamet fërgohen me mëlmesa.(disa bajame veçohen për t’u hedhur mbi gjellë).
  2. Shtohet 1 dcl ujë dhe masa bluhet në blender.
  3. Mishi i prerë në copa të vogla fërgohet 5 min.
  4. Largohet nga yndyra dhe në të hidhen qepët e grira që të fërgohen gjersa të zbuten.
  5. Në enë me qepë,kthehet mishi,hidhet masa e bluar,shtohet jogurti dhe vlojnë së bashku,gjersa masa të trashet.
  6. Domatet e qëruara dhe të prera në kubik shtohen në masën e mishit.
  7. Gjella kriposet,piperoset, shtohen 2 dcl supë të nxehtë,ena mbulohet dhe në zjarrë të ulët zien 11/2 orë gjersa mishi të zbutet.
  8. Gjella e përgaditur në këtë mënyrë vendoset në mes të pjatës mbi oriz të zier.
  9. Mbi mish hidhen bajamet e fërguara.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *