Menu

Lulelakër e mbuluar me kaçkavall

  • 11-lulelakër si garniturë me kaçkavall-7
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 lulelakër,
  • 200 gr kaçkavall,
  • 1 lugë niseshte,
  • 1/5 gotë ujë ose ajkë,
  • 2 të verdha veze,
  • 1 lugë gjalpë,
  • 1 lugë galetë.
  • Një majë luge të vogël specall,
  • Kripë,

Udhëzime

  1. Lulelakra ndahet në lule ose e tërë qëndron në ujë të njelmët 10 minuta,pastaj vihet të zihet e mbuluar në 1/2 lit ujë të valë me kripë, për 25 minuta në zjarr me temperaturë të ulët.
  2. Përzihet niseshtja me qumësht,vezë dhe specall.
  3. Nxehet 1/2 gotë ujë në të cilin ka qëndruar lulelakra,hidhet qumështi me përbërësit e tjerë dhe vihet në zjarr që të vlohet duke e përzier vazhdimisht.
  4. Kësaj mase i shtohet gjysma e kaçkavallit të kaluar në rende dhe hidhet mbi lulelakër të kulluar dhe të vendosur në enë qelqi ose tepsi të përshtatshme.
  5. Mbi hidhet gjysma tjetër e kaçkavallit të kaluar në rende.
  6. Spërkatet me galetë dhe me copa të vogla gjalpi.
  7. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C,për t’u pjekur për 15 minuta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *