Menu

Krostatë me mollë të tharta

  • KROSTATË ME MOLLË TË THARTA
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 250 gr miell,
  • 130 gr gjalpë,
  • 130 gr sheqer,
  • 3 të verdha veze,
  • 1 majë thike kripë,
  • 5-6 mollë të tharta,
  • Lëvorja e limonit e kaluar në rende.

Udhëzime

  1. Në masën e miellit shtohen sheqeri,kripa,gjalpi i zbutur,vezët,lëvorja e limonit dhe 2-3 lugë ujë.
  2. Zihet një brumë i fortë i cili ngjeshet mirë,e pastaj mbështillet në qeskë plastmasi dhe futet në frigorifer për 30 minuta.
  3. Ndërkohë qërohen mollët, u largohen farat dhe priten përgjysmë,pastaj në thela të holla.
  4. Brumi hollohet me tëhollës dhe shtrohet në tepsi të lyer, me diametër 30 centimetra.
  5. Mollët palosen mbi brumë, u hidhet sheqer vanilje,2 lugë sheqer dhe 50 gr gjalpë të shkrirë.
  6. Piqet në furrë të nxehur me temperaturë 180 gradë C për 45 minuta.10 minuta para se të përfundojë pjekja,mund të lyhet me marmelatë kajsish të holluar me dy lugë ujë dhe të vazhdojë pjekja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *