Menu

KEK-KURORË GRANITI

  • KEK-KURORË GRANITI
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1225 gr gjalpë,
  • 250 gr sheqer,
  • 1 sheqer vanileje,
  • 6 vezë,
  • 450 gr miell,
  • 1 pluhur paste,
  • 50 gr bajame të bluara,
  • afro 1/3 lit qumësht,
  • 3 lugë supe kakao,
  • 3 lugë sheqer,
  • 1 majë luge kanellë,
  • 3-4 lugë qumësht.

Udhëzime

  1. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer dhe sheqer vanileje, gjersa të shkumojë.I shtohen vezët një nga një.
  2. Mielli i situr i përzier me pluhur paste dhe bajamet i shtohen gjalpit të tundur.
  3. I shtohet qumështi duke e përzier vazhdimisht.2/3 e brumit të përgatitur hidhen në enë të lyer,me formë kurore (kuglof),
  4. kurse pjesës tjetër të brumit i shtohet kakao,3 lugë sheqer,kanellë dhe 3-4 lugë qumësht.
  5. Kjo masë hidhet mbi brumë të verdhë dhe përzihet pak me pirun,
  6. që të formohen disa lara në brumë.Pasta piqet në furrë me temperaturë 175 gradë C afro 50-60 minuta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *