Menu

KATRORKA ME ARRA TË BLUARA

  • KATRORKA ME ARRA TË BLUARA
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1/4 kg arra të bluara,
  • 200 gr sheqer pluhur,
  • 250 gr rrush i thatë (i ulur 20 minuta në rum ose ujë të nxehtë),
  • 4 vezë,
  • 2 lugë miell.

Për shërbet

  • 6 lugë supe sheqer,
  • 3 lugë ujë,
  • 1 sheqer vanileje.

Udhëzime

  1. Bëhet përzierja e arrave,sheqerit pluhur,rrushit dhe vezëve.
  2. Pastaj shtohet mielli dhe përzihet mirë me përbërësit.
  3. Masa e fituar derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur dhe tëhollohet në 2 centimetra trashësie.
  4. Futet në furrë me temperaturë 180 gradë C që të piqet gjersa të marrë ngjyrë të verdhë.
  5. Ndërkohë zihet sherbeti.Sa të nxirret tepsia nga shporeti,përvëlohet ëmbëlsira me sherbet.
  6. Pasi të ftohet, pritet në katrorë dhe shërbehet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *