Buka e zezë lyhet me gjalpë ose margarinë, me mustardë dhe pashtetë.Përreth vendosen kokrra ulliri dhe qepujka. Mbi u hidhen lajthi të grimcuara.
Buka e shtëpisë lyhet me gjalpë ose margarinë.Mbi palosen copa proshute të prera hollë.Shampinjonet spërkaten me lëng limoni dhe u hidhet majonezë.Me to zbukurohen sanduiçët dhe sipër u hidhet piper i bluar.
Rriskat e bukës lyhen me gjalpë ose margarinë.Sipër u hidhet majdanoz i grirë hollë,e mbi të palosen rrathët e vezëve të ziera dhe disa rrathë domateje.Kriposen,zbukurohen me sardela dhe majdanoz.
Lyhet buka e zezë me majonezë dhe i hidhen grimca speci.Mbi radhiten copat e suxhukut të prera në rrathë të hollë.Në mes palosen në formë gërshete copat e specit të kuq turshi,të prera hollë,rrathë qepe dhe kopër.
Tunden dy copa djathë të butë me 2 dcl ajkë, gjysmë gote jogurt, pak piper dhe hudhër e shtypur.Lyhen copat e bukës së zezë,mbi u hidhen qimnon dhe copa të vogla proshute.
Copat e bukës së bardhë lyhen me mustardë, pastaj me margarinë.Mbi vihet një fletë sallate e gjelbër,e mbi të disa copa sardeleje.Zbukurohen me rrathë qepësh e majdanoz.
Buka e thekur lyhet me gjalpë ose margarinë,kriposet,i hidhen piper i zi dhe specall.Mbi vihen rrathët e suxhukut dhe të trangujve.
Buka e thekur lyhet me gjalpë ose margarinë.Mbi hidhen salmon i tymosur,vezë të fërguara dhe mbi to, qepë të njoma ,moskat dhe piper.
Copat e bukës së thekur lyhen me margarinë.Mbi vihen rrathët e pashtetës së mëlçisë.