Tunden me lugë veza,vaji,kosi,sheqeri dhe sh.vanilje.
Shtohet mielli me pluhur paste.
Përbërësit përzihen mirë me lugë gjersa të gatuhet një brum I butë.
Nga një lugë brum vendoset në shuplakë dore të lyer me yndyrë.
Formohen 10-12 gurabi të rrumbullakëta dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.
Shtypen në mes me pirun dhe futen në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C,pastaj ulet temp.në 180 gradë C për t’u pjekur gjersa të fillojë një skuqje e lehtë.