Menu

Groshë pa mish

  • Groshe pa mish
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1/2 kg groshë,
  • 1 qepë,
  • 2-3 lugë salcë domatesh,
  • 100 gr gjalpë ose vaj ulliri,
  • Kripë,
  • Specall me fara,
  • Vegetë,
  • Gjethe naneje.

Udhëzime

  1. Grosha ulet në mbrëmje në ujë të ftohtë.
  2. Vala e parë derdhet, mbushet me ujë të nxehtë për t’u zier varësisht nga lloji, derisa të zbuten kokrrat, por mos të treten.
  3. Fërgohet qepa në yndyrë të nxehtë gjersa të zbutet.
  4. Hidhet specall, salca e domateve dhe nëse dëshirohet të përshpejtohet procesi i trashjes, shtohen 2-3 lugë grosh dhe shtypen ato.
  5. Kjo masë derdhet në tenxhere me groshë.
  6. Shtohet kripë, vegetë, specall djegës dhe nane e freskët ose e tharë.
  7. Grosha mund të shërbehet me pilaf ose të derdhet në bukë të gatuara me miell integral.
  8. Bukës së gatuar për një person i pritet kapaku, largohet tuli, mbushet me groshë dhe shërbehet e shoqëruar edhe me suxhuk.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *