Menu

Groshë me suxhuk

  • 10-groshë me suxhuk-10
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 500 gr groshë,
  • 400 gr suxhuk,
  • 1 qepë e madhe,
  • 3 thelpinj hudhre,
  • 1 lugë e rrafshuar miell,
  • Pure domatesh,
  • Kripë,
  • Piper,
  • Majdanoz,
  • Vaj.

Udhëzime

  1. Grosha pastrohet,lahet,mbushet ena me ujë të ftohtë,mbulohet dhe kështu qëndron tërë natën.
  2. Vala e parë derdhet,hidhet ujë i nxehtë dhe vihet grosha të zihet në zjarr të ngadaltë.
  3. Pasi të jetë zbutur,por jo edhe të çahen kokrrat, groshës i shtohen qepa dhe hudhrat e fërguara me pak miell,ku shtohen një lugë specall dhe majdanoz i grirë hollë.
  4. Kriposet,piperoset,përzihet me kujdes dhe në enë dheu hidhet gjysma e groshës.
  5. Mbi groshë hidhen 3-4 lugë pure domatesh, e mbi domate radhitet suxhuku i prerë dhe në fund pjesa tjetër e groshës.
  6. Futet në furrë të nxehtë gjersa të shteret lëngu.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *