Menu

Gjellë me bishtaja

  • Bishtaja
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 kg bishtaja,
  • 1/2 kg mish,
  • 1-2 qepë,
  • 2 karrota,
  • Një degë selino,
  • 1 patate ose 1 lugë e rrafshuar miell,
  • 2 domate,
  • 3 thelpinjë hudhër
  • Majdanoz,
  • Vaj ulliri ose gjalpë
  • Kripë, piper, vegetë

Udhëzime

  1. Në yndyrë të nxehtë fërgohen 5 min. qepët e prera imët.
  2. Shtohet mishi, karrotat dhe hudhra.
  3. Së bashku fërgohen pak duke i përzier vazhdimisht.
  4. Hidhet specall, kripë, piper.
  5. Bishtajat e prera përafërsisht të një gjatësie, shtohen dhe përzihen me përbërësit.
  6. Hidhet ujë sa të mbulohen perimet.
  7. Ena mbulohet dhe në zjarrë të ulët zien gjersa të zbutet mishi.
  8. Domatet kalohen në rende, shtohet ½-1 gotë ujë dhe mielli duke e përzi masën mirë i shtohet gjellës.
  9. Pasi të marrë valë, hidhet vegeta dhe majdanozi i prerë imët.
  10. Gjella vazhdon të zien edhe afro 10 min.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *