Menu

Frikado viçi në mënyrë franceze

  • FRIKADO VIÇI NË MËNYRË FRANÇEZE
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 2.5 kg kofshë viçi,
  • 2 copë dhjamë të tymosur,
  • 2 qepë të prera në rrathë,
  • 2 karota të prera,
  • 1/2 tubë majdanoz,
  • 1 fletë dafine,
  • 1 lugë moskat,
  • 2 kg eshtra të prerë kofshe,
  • 2 dcl verë e bardhë,
  • 1 gotë ujë,
  • Kripë,
  • Piper.

Udhëzime

  1. Mishi pritet në mes për së gjati jo gjer në fund,por të mund të paloset sikurse libri.
  2. Rrahet me rrahëse mishi,vende- vende shpohet me majë thike,ku vendosen copa të vogla dhjami.
  3. Kriposet,hidhen piper dhe erëzat e tjera.
  4. Në tenxhere më të madhe vendoset dhjami i prerë në copa,mbi hidhen qepët,karotat dhe erëzat.
  5. Mbi të gjitha vihet mishi,e mbi të eshtrat.
  6. Hidhet ujë dhe verë dhe ena mbulohet mirë me folie, kurse pastaj me kapak në mënyrë që mos të dalë avulli.
  7. Ena mund të mbyllet skajeve kapakut edhe me brumë të përgatitur nga mielli e uji.
  8. Ena futet në furrë të nxehtë me temperaturë 225 gradë C për t’u pjekur për 2 orë.
  9. Avulli dhe palca janë të mjaftueshme që mishi të piqet pa i shtuar ujë,që do të thotë kapaku nuk hapet fare.
  10. Pasi të largohet nga furra,mishi vendoset në pjatë ovale,pritet në feta dhe vendoset në vend të nxehtë gjersa të shërbehet.
  11. Lëngut të mishit i shtohet pak niseshte e ulur në ujë dhe sa të trashet lëngu,kullohet,derdhet në enë salce dhe shërbehet me mish dhe perime si garniturë.
  12. Nëse lëngu është mjaft i trashë,vetëm kullohet dhe shërbehet me mish.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *