Menu

Fileta pule të mbushura me spinaq

  • FILETA PULE TË MBUSHURA ME SPINAQ
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 4 copa mish të bardhë pule,
  • 200 gr spinaq,
  • 4 lugë djathë të thërmuar,
  • 1 lugë ajkë ose mazë,
  • 1 lugë mustardë,
  • 1 thelb hudhre,
  • 1 lugë lëng limoni,
  • 1 lugë vaj,
  • 2 lugë gjalpë,
  • Kripë,
  • Vegetë,
  • Piper.

Udhëzime

  1. Priten filetat me kujdes, sa të fitohet nga një xhep për mbushje dhe kriposet brendia me vegetë.
  2. Vendosen në enë porcelani,u hidhen vaj, mustardë,hudhër e shtypur,majdanoz i grirë hollë,lëng limoni , piper dhe mbulohet ena.
  3. Ndërkohë, bëhet përgatitja për mbushje.
  4. Spinaqi lahet,grihet hollë ,zihet 2-3 minuta në lëngun të cilin e lëshon gjatë zierjes dhe, posa të ftohet pak,i shtohen djathë i grimcuar,ajkë,kripë,piper,përzihen mirë dhe me këtë masë të përgatitur bëhet mbushja e mishit.
  5. Pasi të mbyllen me rrëmojësa dhëmbësh,kriposen ,fërgohen në yndyrë me zjarr të fuqishëm nga të dyja anët,gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.
  6. Nëse është mishi më i fortë, shtohen 2 dcl ujë ose verë të bardhë dhe zihen në zjarr të ngadaltë për 30 minuta.
  7. Servohen me pure spinaqi ose perime të ziera e të kaluara në yndyrë dhe me sallatë stine.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *