Menu

Dollmaxhik

  • PARAGJELLË-DOLLMAXHIK
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 600 gr mëlçi,
  • 2 vezë,
  • 30 gr miell,
  • 2 qepë,
  • 4 thelpinj hudhre,
  • Majdanoz i grirë hollë,
  • 1 lugë parmezan,
  • Vaj për fërgim.

Udhëzime

  1. Qepa e grirë hollë fërgohet gjersa të zbutet.
  2. Ndërkohë,mëlçia pritet në pjesë të holla e të gjata, pastaj në copëza të vogla 1 centimetër.
  3. Qepës së fërguar i shtohet hudhra e shtypur,përzihet dy-tri herë,hidhen mëlçitë e prera imët, majdanoz,miell,kripë,piper dhe të gjitha përzihen mirë.
  4. Largohet nga zjarri për t’u ftohur pak.
  5. Nga masa e përgatitur hidhet nga një lugë në shuplak dore të lagur,i jepet forma,kalohet në vezë të tundura dhe hidhet në tigan me vaj të nxehtë.
  6. Fërgohen nga të dyja anët gjersa të skuqen.
  7. Në pjatë ku do të shërbehen,vihet një fletë sallate e gjelbër,pastaj dollmaxhikët dhe këto zbukurohen me flegra domateje dhe limoni.
  8. Mbi u hidhen parmezan dhe majdanoz i grirë hollë.
  9. Shërbehen me verë të bardhë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *