Menu

Cordon Bleu

  • Cordon Blu
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • Copë mish të bardhë pule,
  • 4 copë kaçkavall të prera hollë,
  • 4 copë shunkë të prerë hollë,
  • 30 gr gjalpë,
  • 1 lugë vaj,
  • Kripë,
  • Piper,
  • Vegetë,
  • 2 dcl supë katrorke,
  • 2 thelpinjë hudhër,
  • 1 lugëz rigon,
  • Galetë,
  • 2 lugë specall,
  • 2 lugë parmezan në rende.

Udhëzime

  1. Filetat priten horizontalisht në mes, por jo gjer në fund.
  2. Hollohen dhe u ipet forma duke i rrahur pak me çekan kuzhine.
  3. Piperosen u hidhet vegetë.
  4. Supës i shtohet gjalpë, hudhër e shtypur, rigon dhe vehet të vlojë disa minuta.
  5. Bëhet përzierja e galetës me parmezan dhe specall.
  6. Në gjysmën e filetës së mishit vendoset shunka, sipër saj kaçkavalli dhe mbulohet mirë me gjysmën tjetër.
  7. Përforcohet me rrëmojcë.
  8. Filetat vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.
  9. Supa e mbetur derdhet përreth në tepsi dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200C për t’u pjekur për 30 min.
  10. Filetat mund të mbështillen edhe në formë roleje dhe të fërgohen në mjaftë vaj të nxehtë.
  11. Shërbehen me perime të ziera dhe salcën në të cilën janë pjekur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *